Lajmërimet
  Njoftim për olimpiaden e diturisë

 

NJOFTİM

I nderuari drejtor

Kolegji “Mehmet Akif” dhe Shkolla “International School of Prishtina”,  me lejen dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit  Shkencës dhe Teknologjisë-MASHT, më datat poshtëshenuar do të organizoj 3 olimpiada në nivel të Kosovës brenda vitit akademik.

Qëllimi i olimpiadave të organizuara është ngritja e nivelit arsimor, por edhe  shpërblimi i nxënësve të suksesshëm. Është viti i katërt me radhë sivjet i organizimit të  olimpiadës në  nivel të Kosovës në lëndën e kimisë dhe të gjuhës angleze, kurse këtë vit po organizohet edhe olimpiada e Gjuhës Shqipe, e cila do të zhvillohet në katër kategori të ndryshme, ese, garat të diturisë, recitim dhe këndim.

Informatat më të hollësishëm mund të merrni në web faqen: www.gulistankosova.com,

ose në numrin kontaktues 049-770515

Për gjuhën angleze:

Afati i fundit për aplikim është  më 19 mars 2013-e martë. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të mirren parasysh. Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi, të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtoria e shkollës.

Data e provimit: 23 mars 2013-e shtunë

Data e finaleve: 6 prill 2013-e shtunë

Numri i nxënësve pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta do të jenë si në vijim:

*për 1-2 paralele 2 nxënës

*për 3-4 paralele 3 nxënës

*për 4-5 paralele 4 nxënës

*për 6 ose për më shumë paralele 5 nxënës

Për lëndën e kimisë:

Afati i fundit për aplikim është më 26 mars 2013-e martë. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të mirren parasysh. Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi, të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtoria e shkollës.

Data e provimit: 30 mars 2013-e shtunë

Data e finaleve: 6 prill 2013-e shtunë

Numri i nxënësve pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta, mund të jetë si në vijim:

*për 1-2 paralele 2 nxënës

*për 3-4 paralele 3 nxënës

*për 4-5 paralele 4 nxënës

*për 6 ose për ma shumë paralele 5 nxënës.

Për olimpadën e gjuhës shqipe:

*Afati i fundit për dorëzimin e Eseve  te organizatorët e garës është data 4 mars 2013.

*Listën e nxënësve pjesëmarrës  në Garën e Diturisë duhet të dërgojë drejtoria e shkollës përkatëse, deri më datën  4 Mars  2013. Gara e diturisë do të mbahet më  16 Mars (vendi:MAC-Lipjan, MAC-Prizren, MAC-Gjakovë dhe ISP).

Data e fundit për  aplikim në :

*Poezi: 10 Shkurt

*Këndim : 10 shkurt

Finalet për recitim dhe këndim: 6 prill

Secila shkollë mund të marrë pjesë  me :

*2 nxënës në kategorinë e ESE –së

*4 nxënës në kategorinë e DITURI-së

*2 nxënës në kategorinë e POEZI-së

*2 nxënës në kategorinë e KËNGË-s

 

 

 Postuar me: 2013-01-17 

 

Shkolla "ZEKERIA REXHA" © 2014  Designed by ATI-KOS