Lajmërimet
  Digjitalizimi i shkolles

 Me ndërmjetësimin e arsimtarit te Tik-ut Berat Bejtullahu dhe me ndihmën e vullnetin e mirë të kompanisë Ati-Kos - Gjakovë, filloi faza e parë e digjitalizimit të shkollës.

Vlen të theksohet se të gjitha punët janë donacion i kompanisë për shkollën.

Faza e parë përfshin ndërtimin dhe funksionalizimin e rrjetit lokal dhe të internetit nëpër kabinetet e shkollës ku janë instaluar me qindra metër kabllo kualitative bashkë me priza dhe pajisje shpërndarëse.

Poashtu është ristrukturuar dhe riprogramuar Webfaqja e shkollës www.shfzekeriarexha.org e cila ende është në fazën e plotësimit me informacione dhe ndërtimi i sistemit online të mësimit.

Në fazën tjetër përfshihet ndërtimi i software-it për menaxhim të administratës dhe ditarët elektronik.

Falënderojmë angazhimin e pakursyer dhe ndihmën materiale e intelektuale për shkollën tonë.

 

 Postuar me: 2014-03-05 

 

Shkolla "ZEKERIA REXHA" © 2014  Designed by ATI-KOS