Lajmërimet
  Përkujtues

PËRKUJTUES PËR MBLEDHJEN E KËSHILLAVE TË KLASAVE I-VIII

  1. Falënderim gjithë atyre që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar pa përtesë, pa lutje, por me angazhim personal vullnetar në realizimin e detyrave të parashtruara nga drejtoria për vitin shkollor 2009-2010.
  2. Falënderim të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në përgatitjen e programit festiv të 55-vjetorit të themelimit të shkollë dhe të shënimit të 100-vjetorit të lindjes së Zekeria Rexhës.
  3. Në mënyrë të veçantë, me sinqeritet të plotë dhe falënderim të thellë njerëzor dhe kolegjial i falënderoj për punën me përkushtim:
    • Arsimtarin e artit figurativ Fiduli Axhemi, për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për realizimin e dy portreteve të Zekeria Rexhës, të mbishkrimit të dhe vendosjen e tij në ballin e shkollës së re, për përgatitjen e materialit të nevojshëm për pikën artistike të klasës së ¾ për festën e shkollës, për vënien e punimeve të nxënësve në shkollën e re;

    • Ismet Bytyqi, për angazhimin rreth vënies së pikturave në shkollën e re dhe sidomos rreth kujdesit të shtuar për mbajtjen e rendit në shkollën e re, edhe atëherë kur nuk ishte kujdestar;
    • Adrian Rudi, për përgatitjen e recitalit kushtuar Zekeria Rexhës, si dhe bashkë me Fehmi Soba, për kujdesin dhe angazhimin e tyre rreth përgatitjes së materialeve dhe përgatitjes teknike për botimin e numrit 14 të revistës “MARIGONA” dhe të të gjithë numrave të deritashëm; 

    • Nergize Sobën, për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në përgatitjen e dy pjesëve teatrore për fëmijë njëherazi: “Ta luftojmë dhunën”, me të cilën shkolla jonë mori pjesë në festivalin për fëmijë 
      “Nura, Domi, Bejtullahu” dhe pjesën teatrore të përgatitur me nxënësit e klasës VII/6, e cila, për shkak të vendimit të kompetentëve të DKK për ndalimin e shfaqjeve për nxënës në pallatin e kulturës (!), nuk arriti të shfaqet, por besojmë se do ta realizojmë në fillim të shtatorit të vitit shkollor 2010-2011;

    • Nerimane Brahushin, kryetare e  Këshillit artistik të shkollës, dhe Luljeta Barakun, për angazhimin e tyre në përgatitjen e pikave të humorit në programin festiv të shkollës dhe si kryetare e si dhe për programin mjaft cilësor që u dha para prindërve dhe nxënësve me 12 maj 2010;

    • Agnesa Bicurri, për pikën e saj atraktive dhe përgatitjen komplete edhe me kostume të gjithë atyre vajzave, pa marrë asnjë qindarkë ndihmë nga shkolla;

    • Arsimtaret: Agnesa Bicurri, Drita Luzha dhe Diana Gaxha, pjesëmarrëse në garat e nxënësve në konkursin e diturisë në kolegjin “Mehmet Akif” në lëndët anglisht dhe kimi;
    • Aktivet e matematikës, historisë, edukatës qytetare, gjeografisë për organizimin e konkursit të diturisë me nxënës;
    • Skender Gjaravinën dhe Januz Shalën për përgatitjen e pikave me korin e nxënësve;
    • Mësueset Myrvete Xërxa, Valbone Dinarama, Besa Byci, Shkëndijë Nagavci, Teuta Gllogjani për pikat e përgatitura për programin festiv të shkollës;
    • Aktivin shumë kompakt dhe punëtor të klasës së dytë në përgatitjen e nxënësve dhe mbajtjen e konkursit të diturisë me nxënësit e klasës së dytë;
    • Selamete Stavilecin dhe Diana Qarkaxhiun për organizimin e të gjitha takimeve tona – darka apo dreka kolektive me rastin e festave të ndryshme;
    • Arsimtarët e edukatës fizike për angazhimin e tyre në pastrimin e oborrit të shkollës nga mbeturinat;
    • Berat Bejtullahun, për mirëmbajtjen e web faqes së shkollës në internet
 

 Postuar me: 2010-11-30 

 

Shkolla "ZEKERIA REXHA" © 2014  Designed by ATI-KOS