Lajmërimet
  Fituesit e kuizit te diturise - Prokid

Në takimin final të konkursit të diturisë PROKID, të organizuar nga Procredit bank, ndërmjet SHMU të Kosovës, shkolla jonë zuri vendin e dytë. Takimi u mbajt të shtunën, më 28 maj 2011, në Prishtinë. Përveç shkollës sonë, morën pjesë edhe SHMU “Mihal Grameno” e Fushë Kosovës, SHMU “Muharrem Bekteshi” e Mitrovicës dhe SHMU “Jeronim de Rada” e Ferizajt, e cila e zuri vendin e parë dhe mori shpërblimin në vlerë prej 4.200 €. Nga dita e diel, më 5 qershor 2011, tri javë rresht, takimet do të transmetohen nga KTV, paradite.

Shkollën tonë e përfaqësuan nxënësit në foto: Ema Haxhija (6/3), Fiona Haxhikadrija (7/4), Diellza Delija (8/3) dhe Adrian Mullahasani (9/4)


 

 Postuar me: 2011-05-30 

 

Shkolla "ZEKERIA REXHA" © 2014  Designed by ATI-KOS