Lajmërimet
  Ekspozita e teknologjisë arsimore

Me organizim të Usaid, Bep, Kec dhe Ministrisë së Arsimit sot në Prishtinë u mbajt Ekspozita e Teknologjisë Arsimore. Në prani të shumë mysafirëve, ekspertëve,donatorëve dhe zyrtarëve të huaj dhe vendor nxënësit e shkollës sonë patën mundësi ti prezantojnë punimet e tyre dhe punën me teknologjinë dhe pajisjet e dhuruara nga Usaid. Puna e nxënësve dhe e arsimtarëve mori

nota të larta vlerësimi dhe interesimi për punimet ishte i jashtëzakonshëm. Vlen të theksohet se ne ishim në mesin e tri shkollave në Kosovë që ishin të ftuara në këtë ekspozitë madhështore.




 

 Postuar me: 2012-04-26 

 

Shkolla "ZEKERIA REXHA" © 2014  Designed by ATI-KOS